Me kërkesë të asociacionit, komunave u lejohen punimet e nisura më herët

Bazuar në kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës, komunave iu është lejuar punimet në disa projekte në zhvillim e të cilat kanë nisur me herët, sic janë investimet kapitale, investime në infrastrukturë, ndërtimtari dhe mirëmbajtje së shërbimeve.

Kryetarët e Komunave ditë më parë përmes AKK-së i kërkuan Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike që të bëhen ndryshime në disa kode në NACE dhe t’u lejohen aktivitetet komunale në fushën e investimeve infrastrukturore dhe të mirëmbajtjes por gjithnjë në kuadër të masave dhe standardeve të kërkuara nga IKSHP-ja në betëjën kundër pandemisë Covid-19.

Në përgjigjen ndaj kërkesës sonë thuhet: “Pas konsultimeve me MEPTINIS dhe MAPL, luteni që kërkesat specifike nga Kryetarët e Komunave për Operator të caktuar Ekonomik në Komunën e tyre, të dërgohen pranë MEPTINIS nga ana e juaj për arsye të ekonomizimit të kohës në raport me dhënien e përgjigjes adekuate dhe të shpejtë. Si vijon, luteni që në kërkesën përkatëse të e theksoni nevojën e Publikut mbrapa arsyetimit për lejimin e aktivitetit të caktuar Ekonomik.

Lejimi i Aktivitetit Ekonomik pas miratimit do të lëshohet në emër të biznesit në bazë të Numrit të Biznesit për kryerjen e punëve specifike (leje individuale) e vetëm në kuadër të aktivitetit ekonomik që do të kryej Operatori Ekonomik”.

RAPORTO