Komunat të gatshme ta përballojnë edhe një valë të re të përhapjes së COVID-19

31.10.2020

Derisa po flitet për një valë të dytë të Coronavirusit në Kosovë, komunat po e shohin situatën të menaxhueshme, pavarësisht numrit në rritje të të infektuarve në vend. Sipas, drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, komunat janë të gatshme të përballojnë një valë të re të Covid-19, teksa shprehet se situata është […]

Komunat të gatshme ta përballojnë edhe një valë të re të përhapjes së COVID-19 Foto: Ilustrim

Derisa po flitet për një valë të dytë të Coronavirusit në Kosovë, komunat po e shohin situatën të menaxhueshme, pavarësisht numrit në rritje të të infektuarve në vend.

Sipas, drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, komunat janë të gatshme të përballojnë një valë të re të Covid-19, teksa shprehet se situata është nën kontroll.

Ibrahimi në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se beson se nuk do të ketë rritje të jashtëzakonshme të të infektuarve me virus në vend.

“Neve kemi kontakte të ditë për ditshme me kryetarët e komunave dhe drejtorët e drejtorive përkatëse dhe situata është e menaxhueshme dhe ende është komplet në kontroll. Përqindja e numrit të rasteve në raport me numrin e testeve tregon që jemi në kufijtë e gjelbër ende, mirëpo komunat kanë qenë të gatshme dhe do të jenë të gatshme të përballojnë edhe një valë të re të përhapjes së Covid-19”.

“Mekanizmat të cilat komunat i kanë krijuar janë duke punuar, janë shtabet emergjente komunale dhe besojmë që me këtë situatë e cila është duke shkuar nuk do të kemi ndonjë rritje të jashtëzakonshme të të infektuarve, dhe shpresojmë që nuk do të kemi rritje drastike”, tha ai.