Komunat përfitojnë nga Qeveria 39 milionë euro për luftimin e pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Ministria e Shëndetësisë do t’i ndjekë të gjithë procedurat ligjore për funksionalizimin e spitalit për Covid-19.

Zemaj para gazetarëve ka folur edhe për mundësinë e mbështetjes financiare për qytetarët e prekur nga virusi Korona.

“Çdo mundësi buxhetore që e ka MSH-ja dhe që i ofrohet edhe nga Qeveria, në jemi duke e përdorur dhe do ta përdorim për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur me koronavirus”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se të prekurve me Covid- 19 u ndihmohet në forma të ndryshme, qoftë ata që janë të shtrirë në Infektivë, qoftë ata që marrin ndihmë nga ana e Qendrave të Mjekësisë Familjare.

Zemaj gjithashtu tha se Qeveria ka ndarë 39 milionë euro për t’i mbështetur për komunat në luftimin e pandemisë Covid-19.

Zemaj ka theksuar se do të bëjnë të pamundurën që t’u ndihmojnë qytetarët e prekur me koronavirus, por pa përmendur një plan konkret.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.