Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka mirëpritur masat e reja anti-COVID, të miratuara nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes.
Këtë për Express e ka thënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi.
“Komunat i kanë mirëpritur masat anti-Covid të miratuara nga Qeveria e Kosovës.
Në takimin e fundit që kemi pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, jemi dakorduar që të ketë lehtësim të masave.
Po ashtu jemi dakorduar që të ketë lehtësira që kanë ndikim në zhvillim ekonomik lokal“, ka deklaruar Ibrahimi.
Ibrahimi deklaroi se komunat po bëjnë përgatitje për pritjen e mërgatës.