Komuna jep 200€ për nënat që lindin fëmijë në QKMF-në në Suharekë

Përmes një projekt – vendimi Komuna e Suharekës ka vendosur që të subvencionojë gratë-nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Sipas vendimit për çdo lindje të fëmijës nënat do të subvencionohet me nga 200€ mjete financiare dhe se ky subvencionim do të fillon të bëhet nga data 01.01.2019, për të gjitha ato gra-nënë që lindin pas kësaj date.

Subvencionimi bëhet nga mjetet vetanake të Komunës së Suharekës nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqeni sociale.

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Kryetari i Komunës, përkatësisht Drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale në Suharekë.

RAPORTO