Komuna e Suharekës rekomandon fituesit për marrjen e parcelave “Ledina e vogël” në Samadrexhë dhe “Shkoza” në Bllacë
- 14.01.2023

Komuna e Suharekës gjatë muajit dhjetor 2022, kishte njoftuar se ka shpallur ankand publik për dhënien në shfrytëzim të dy pronave.
Komuna e Suharekës kishte njoftuar se ka shpallur ankand publik për dhënien në shfrytëzim afat shkurtër deri në 15 vite të pronës së paluajtshme komunale:
- Parcela:-P72116038-00503-0, me sipërfaqe prej S= 28302 metra katror, në vendin e quajtur Ledina e vogël zona kadastrale Samadrexhë, sipas qertifikatës së pronës Nr. 3041/2022 të datës 05.08.2022, në emër të Komunës së Suharekës, nga sipërfaqja e përgjithshme e cekur më lartë ndahen për dhënien në shfrytëzim S=7500 metra katror për ushtrimin e veprimtarisë “Bujqësore”
- Parcela: -72116003-00944-0 me sipërfaqe prej S= 52470 metra katror, në vendin e quajtur “Shkoza ” zona kadastrale në Bllacë, sipas qertifikatës së pronës Nr. 3045/2022 të datës 05.08.2022, në emër të Komunës së Suharekës, nga sipërfaqja e përgjithshme e cekur më lartë ndahen për dhënien në shfrytëzim S=30000 metra katror për ushtrimin e veprimtarisë “Bujqësore”.
Andaj lidhur me këtë, Komuna e Suharekës ka njoftuar se komisioni për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatshkurt të pronës së paluajtshme të komunës pas përfundimit të të gjitha procedurave ankand publik të hapur Nr.01/2022 të pronës komunale për “Parcela:-P72116038-00503-0, me sipërfaqe prej S= 28302 metra katror, në vendin e quajtur Ledina e vogël zona kadastrale Samadrexhë, sipas qertifikatës së pronës Nr. 3041/2022 të datës 05.08.2022, në emër të Komunës së Suharekës, nga sipërfaqja e përgjithshme e cekur më lartë ndahen për dhënien në shfrytëzim S=7500 metra katror për ushtrimin e veprimtarisë “Bujqësore”” nga vlersimi i tërësishëm i komisionit vlerësues është rekomanduar si fitues Beslind Bylygbashi nga fshati Samadrexhë.
Ndërsa, nga vlerësimi i tërësishëm për “Parcela: -72116003-00944-0 me sipërfaqe prej S= 52470 metra katror, në vendin e quajtur “Shkoza ” zona kadastrale në Bllacë, sipas qertifikatës së pronës Nr. 3045/2022 të datës 05.08.2022, në emër të Komunës së Suharekës, nga sipërfaqja e përgjithshme e cekur më lartë ndahen për dhënien në shfrytëzim S=30000 metra katror për ushtrimin e veprimtarisë “Bujqësore”.” është rekomanduar si fitues Uran Guraziu nga fshati Bllacë.
