Komuna e Suharekës regjistron 23 vdekje gjatë muajit mars

20.05.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare[1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin mars 2023 Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në […]

Komuna e Suharekës regjistron 23 vdekje gjatë muajit mars Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare[1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin mars 2023

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Sipas të dhënave të ASK ndërsa, janë regjistruar gjithsej  856 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 488 janë meshkuj dhe 368 janë femra.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit mars 2023 janë regjistruar 23 vdekje, prej tyre 10 meshkuj dhe 13 femra.

Sipas statistikave të ASK-së bëhet e ditur se 16 vdekje kanë ndodhur me vendbanim në Suharekë prej tyre 6 meshkuj dhe 10 femra.