Komuna e Suharekës nënshkruan kontratën me “Caritas Kosova”

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, përmes një publikimi në Facebook , ka bërë të ditur nënshkrimin e kontratës për shërbimet: “Revitalizimi i infrastrukturës për funksionalizimin e projektit shtretërit shtëpiak”, në mes të Komunës së Suharekës dhe “Caritas Kosova”.

“Është bërë nënshkrimi i kontratës për shërbimet: “Revitalizimi i infrastrukturës për funksionalizimin e projektit shtretërit shtëpiak”, në mes të Komunës së Suharekës dhe “Caritas Kosova”, ka shkruar Muharremaj.

Kryetari i Suharekës, Muharremaj, gjithashtu ka bërë të ditur afatin e përfundimit brenda 12 muajsh.

“Kjo kontratë parasheh ofrimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore nga ana e Caritas Kosova dhe afati i përfundimit është brenda 12 muajsh, varësisht nga numri i shëbrimeve të ofruara sipas dosjes së tenderit”.

RAPORTO