Komuna e Suharekës hap konkursin për 150 bursa për nxënës dhe studentë

Pas miratimit të Rregullorës së re për bursa për nxënës dhe studentë, që u bë në mbledhjen e kaluar të Kuvendit të Komunës, Drejtoria Komunale për Arsim, ka publikuar konkursin për aplikim.

Edhe këtë vit shkollor 2018-2019, do të ndahen 150 bursa prej të cilëve 100 janë për studentë dhe 50 për nxënës.

Vlera e bursës për studentë do të jetë 500€ (50€/10 muaj) ndërsa për nxënës 250€ (25€/10 muaj). Vlera totale e bursave do të jetë 62,500 euro.

RAPORTO