Pas miratimit të Rregullorës së re për bursa për nxënës dhe studentë, që u bë në janar të këtij viti të Kuvendit të Komunës, Drejtoria Komunale për Arsim, ka publikuar konkursin për aplikim.
Për dallim nga viti shkollor 2018-2019, që u ndan 150 bursa prej të cilëve 100 ishin për studentë dhe 50 për nxënës, Komuna e Suharekës për vitin akademik 2019/2020 do të ndajë 210 bursa ku prej tyre 130 për studentë dhe 80 për nxënës.
Vlera e bursës për studentë do të jetë 500€ (50€/10 muaj) ndërsa për nxënës 250€ (25€/10 muaj). Vlera totale e bursave do të jetë 85,000 euro.

