Çlirim Gashi
03.04.2019, 12:45

Komuna e Suharekës do ta formoj mekanizmin për koordinim lokal kundër dhunës në familje

Radhës së shtatë Komunave të Kosovës që tashmë e kanë të themeluar mekanizmin për koordinim lokal kundër dhunës në familje, së shpejti do ti shtohet edhe Komuna e Suharekës.

Kështu u fol në takimin e sotëm që u mbajt në sallën e Këshillit të drejtorëve e ku ishin të pranishëm Koordinatori Nacional për mbrojte nga dhuna në familje, zëvendës ministri i drejtësisë, Naim Qelaj, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka dhe zyrtarë tjerë që merrën me këtë lami.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, i cili edhe kësaj radhe i ka dhënë përkrahje të plotë krijimit të këtij mekanizmi dhe se ka thënë se do ta mbeshtesë sipas ligjeve në fuqi.

Në takim u dhanë sqarime se si do të fuksionoj ky mekanizëm si dhe u tha se do të organizohen trajnime në vazhdimësi dhe se pjesë e mekanizmit duhet të jenë personat përgjegjës të institucioneve që merrën me shqyrtimin e rasteve, mbrojtjen e tyre si dhe të atyre që kanë rol të sigurisë në këtë aspekt.