Komuna do të ndryshojë për të mirën e nxënësve dhe studentëve, rregulloren për bursa
- 03.12.2018
- Comments Off on Komuna do të ndryshojë për të mirën e nxënësve dhe studentëve, rregulloren për bursa
Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takimin e rradhës me Këshillin e drejtorëve komual ku është diskutuar për punët që janë duke u kryer në Komunë dhe për ato që janë në vazhdim e sipër.

Nga drejtoria e Arsimit u tha se Rregullorja e re për bursa për nxënës dhe student është në fazën e finalizimit dhe vetëm pritet që të dal para Asamblesë komunale, ndërsa nga drejtoria e Shërbimeve Publike u tha se projektet janë në fazën e përfundimit, kurse sot fillojnë edhe ndërtimet e mureve në fshatrat Vraniq, Duhël dhe Sopijë.
Në takim u fol edhe për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit që do të filloj shumë shpejt të realizohet. Kryetari Muharremaj, edhe kësaj radhe ka kërkuar që drejtorët të jenë sa më shumë në teren dhe të merrën me punët e tyre të përdistshme në mënyrë që çdo gjë të kryhet sipas planifikimit të paraparë.
KOMENTE0