Kompensimi i pagave prej 170€ mund të zgjasë deri në fund të majit

Deri më sot nga Pakoja Emergjente, respektivisht pagesa prej 170 euro për punëtorët e sektorit privat kanë aplikuar mbi 37.000 ndërmarrje dhe totali i punëtorëve të përfshirë në këtë masë është 133.000 persona.

Por afati për aplikim për kompensim nga Pakoja Emergjente është i hapur deri më 15 maj.

Edhe pse ekzekutimi ka filluar tashmë disa punëtor ende nuk kanë pranuar pagën e kompensuar në vlerë prej 170€ për shkaqe të ndryshme të dhënat janë ngarkuar gabimisht në sistem, kërkesa ka ardhë nga ndërmarrje publike apo shoqërore e cila është paraparë të përfitojë nga masa 4 e jo masa 3, kërkesa ka ardhë më vonë se tjerat dhe trajtohet në valën e dytë.

Lidhur me atë se sa mund të zgjasë i tërë procesi i kompensimit zëvendësministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, tha për Jeta Në Kosovë se ekzekutimi i kompensimit të pagave për punëtorët privatë, si pjesë e Pakos Emergjente të Qeverisë, mund të zgjasë deri në fund të muajit maj.

Gjithashtu Krasniqi ka treguar se listat e punëtorëve fillimisht duhet të shqyrtohen në komisionin e Ministrisë së Financave të krijuar për pakon financiare.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.