Kompensimi i dëmeve nga reshjet e shiut dhe subvencionimi i bujqëve do të bëhet javën e ardhshme

16.10.2020

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka deklaruar se këtë javë do të nxjerrin vendim për t’i paguar subvencionet për bujqit, pagesë kjo e cila do të nis gjatë javës së ardhshme. Ministri Mustafa tha se në kuadër të programit të rimëkëmbjes që kanë për këtë vit, bujqit do të marrin dy […]

Kompensimi i dëmeve nga reshjet e shiut dhe subvencionimi i bujqëve do të bëhet javën e ardhshme Foto: Ilustrim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka deklaruar se këtë javë do të nxjerrin vendim për t’i paguar subvencionet për bujqit, pagesë kjo e cila do të nis gjatë javës së ardhshme.

Ministri Mustafa tha se në kuadër të programit të rimëkëmbjes që kanë për këtë vit, bujqit do të marrin dy këste, subvencione.

Mustafa shtoi se për t’u siguruar se këto fonde shkojnë në vendin e duhur kanë rritur kontrollet administrative dhe kontrollet në terren.

“Deri tani kemi shqyrtuar më shumë se gjysmën e aplikacionit. Po e përsërisë, edhe pse sivjet ballafaqohemi me situata për shkak të COVID-19, jemi një ditë me vonesë, krahasuar me vitin 2019, ku nuk kishte COVID-19.

Këtë javë po nxjerrim vendimin mbi 5.5 milionë euro për të paguar, që realizohen në javën e ardhshme, dhe kjo shumë e subvencioneve do të rritet nga java në javë, javën e ardhshme fillojnë pagesat”, tha ai.

Po ashtu, Mustafa ka bërë të ditur se që nga java e ardhshme do të fillojë edhe pagesa e kompensimeve të dëmeve në bujqësi për përiudhën janar-qershor 2020.

1.9 milionë është shuma që do të ndahen për kompensimin e dëmeve të bujqve.

Kujtojmë se më 21 maj kryeministri në detyrë i asaj kohe, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, kishin vizituar bujqit në fshatin Nepërbisht të cilëve iu premtuan përkrahje financiare në kompensimin e dëmeve nga reshjet e shiut.