Kompanitë e sigurimeve me fitime 10 milionë euro gjatë këtij viti
Nga janari deri në tetor të këtij viti, rreth 60 milionë euro dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve, 14 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Ndërsa profitimi i kompanive ka shkuar mbi 10 milionë euro. Këto të dhëna i ka treguar drejtori Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami […]
Nga janari deri në tetor të këtij viti, rreth 60 milionë euro dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve, 14 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Ndërsa profitimi i kompanive ka shkuar mbi 10 milionë euro.
Këto të dhëna i ka treguar drejtori Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku. Ai, sektorin e sigurimeve e konsideron si mirë të kapitalizuar, ndonëse viteve të kaluara është përballur me shumë probleme e humbje milionëshe.
Sukses për këtë vit, Mazreku e konsideron uljen e numrit të veturave të paregjistruara në komunikacion, teksa këtë zotim e jep edhe për vitin e ardhshëm.
“Prioritet edhe i kompanive të sigurimeve dhe BKS-së ka qenë trajtimi dhe pagesa e dëmeve në kohë mirëpo këtë me së miri e tregojnë edhe statistikat nëse i referohemi të dhënave zyrtare të publikuara edhe nga Banka Qendrore shihet se nga periudha-janar tetor 2023 janë paguar rreth 60 milionë euro dëme, e cila është 14 për qind më e madhe se sa në periudhën e njëjte janar-tetor 2022 kjo është ajo që jemi zotuar dhe në këtë trend pozitiv po shkojmë”.
“… ndër vite është fol për një sektor që ka pasur probleme, dëmet, humbjet milionëshe edhe tek kjo pjesë ka ndryshim të mirë edhe në periudhën janar-tetor 2023 profiti i kompanive ka arritur rreth 10.8milionë euro i cili është viti i 3 me radhë që sektori i sigurimit po ka sukses sepse përpara jemi mësuar të dëgjohet vetëm për humbje dhe kjo ka pasur disa veprime qe janë marrë, veprime qoftë edhe nga Banka Qendrore qoftë mirëkapitalizmi i tregut të kompanive të sigurimeve, shtimi i kapitalit në anën tjetër, pastrimi i automjeteve të paregjistruara”, thotë Mazreku.
Synim i BKS-së, thotë Mazreku është që lëndët të mos përfundojnë në Gjykatë. Mazreku ka folur edhe për revokimin e licencave të dy kompanive, për të cilat thotë se rregullatori ka zero tolerancë ndaj këtij sektori. Thotë se aktualisht, kompanitë kanë shtuar kapital mbi 20 milionë euro.
“Fokusi i Policisë së Kosovës për vendosjen e stikersave, ulja e shpenzimeve operative dhe demet të paguhen në kohë reale, dëmet minimalisht të mos shkojnë në Gjykata por të mbyllën në procedura jogjyqsore dhe kjo ka bërë që të flasim për një periudhe pozitive që na ka kaluar shumë 3-4 vite që po i përfshijmë në këto përmbledhje”.
“Nëse e krahasojmë vitin 2023 me vitin 2019 mund të them që mbi 20 milionë euro është vetëm pjesa që kompanitë kanë shtuar kapital gjatë kësaj periudhe e dini që janë revoku dy licenca është licenca e ‘Insigut’ dhe ‘Kosovës së Re’, kjo do thotë rregullatori në këtë rast BQK ka zero tolerancë dhe ka kërkuar që ky sektor të rregullohet”, u shpreh Mazreku.