Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur takimin e tetë të rregullt për këtë vit

20.09.2023 Lajme
KPF ka mbajtur sot takimin e tetë të rregullt për këtë vit me këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e të hyrave e të dalurave të buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2024;
3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të futbollit “Ballkani” me seli në Suharekë;
4.Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-16-6343, tё datës 28.01.2022;
5.Shqyrtimi i projekt-vendimit për shfuqizimin e vendimit 01-Nr-016-7541 i datës 29.01.2021;
6.Shqyrtimi i planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve për raportin e ZKA-së;
Pas diskutimeve që u bënë të gjitha pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës.