Sipas njoftimit zyrtar, testi do të mbahet më 10 nëntor 2025, në ora 11:00, në objektin e KGJK-së. Kandidatët janë të detyruar të paraqiten për regjistrim jo më vonë se ora 10:45, duke marrë me vete dokumentin personal për identifikim, si letërnjoftimi ose pasaporta.

Komisioni ka theksuar se gjatë testit nuk lejohet të keni me vete asnjë lloj shënimi, ligji, material lexues apo pajisje elektronike, duke përfshirë çanta, telefona, kompjuterë, orë dore, dëgjuese apo aparate MP3. Shkelja e rregullave do të çojë në diskualifikimin e kandidatit dhe shpalljen e provimit të pavlefshëm.

Gjithashtu, kandidatët që nuk paraqiten në kohën e përcaktuar ose hyjnë në sallë pasi të gjithë kandidatët janë vendosur për test, nuk do të lejohen të marrin pjesë.

Lista e plotë e kandidatëve dhe informacionet shtesë janë publikuar në faqen zyrtare të KGJK-së: https://www.gjyqesori-rks.org/2025/10/29/n-j-o-f-t-i-m