Komisioni për Integrim Evropian voton tri projektligje, janë në përputhje me legjislacionin e BE-së

para 34 dite

Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar të etjen tri projektligje, në mbledhjen e radhës, raporton Ekonomia Online. Kryetarja e këtij Komisioni, Rrezarta Krasniqi, tha se të tri këto projektligje janë në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE).

Komisioni për Integrim Evropian voton tri projektligje, janë në përputhje me legjislacionin e BE-së

Me gjashtë vota për dhe një abstenim është miratuar i Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Me gjashtë vota për është miratuar edhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

LEXO EDHE:  Anëtarësimi në BE, ku qëndron Kosova në reformat shëndetësore?

Po ashtu anëtarët e këtij Komisioni me gjashtë vota për as një kundër dhe as një abstenim ka miratuar Projektligji  për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.