Komisioni i Venedikut do të jep opinion për Projektligjin për tubimet publike

28.08.2020

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar letër nga Presidenti i Komisionit të Venedikut për pranueshmërinë e kërkesës për opinion për Projektligjin për tubimet publike. Me këtë ligj rregullohet e drejta për tubime publike, e drejta e fjalës së lirë në tubime publike, protesta, manifestime publike, koha dhe mënyra e lajmërimit apo ndalimit […]

Komisioni i Venedikut do të jep opinion për  Projektligjin për tubimet publike Foto: Ilustrim

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar letër nga Presidenti i Komisionit të Venedikut për pranueshmërinë e kërkesës për opinion për Projektligjin për tubimet publike.

Me këtë ligj rregullohet e drejta për tubime publike, e drejta e fjalës së lirë në tubime publike, protesta, manifestime publike, koha dhe mënyra e lajmërimit apo ndalimit të tubimeve publike, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorëve.

Hoti njofton se me këtë ligj rregullohet e drejta për tubime publike, e drejta e fjalës së lirë në tubime publike, protesta, manifestime publike, koha dhe mënyra e lajmërimit apo ndalimit të tubimeve publike, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorëve.

Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të formojnë grup punues për adresimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venedikut, me qëllim që Projektligji për tubimet publike të jetë në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare në këtë fushë ka thënë Hoti në njoftim.