Komentuesit e “gozhdojnë” Thaçin pas fotos së Remit

14.01.2019

Presidenti Hashim Thaçi ka shpërndarë në Facebook një foto të ish-komandantit të UÇK’së Rrustem Mustafa-Remi. Fotoja ku Remi shihet duke përshëndetur me dorë është bërë në Hagë, atje ku ai sot u intervistua nga Prokurori Special. Kjo ka bërë që komentuesit ta akuzojnë Thaçin. ‘Foto e ditës’ është mbishkrimi i presidentit Thaçi në një fotografi […]

Komentuesit e “gozhdojnë” Thaçin pas fotos së Remit Foto: Ilustrim

Presidenti Hashim Thaçi ka shpërndarë në Facebook një foto të ish-komandantit të UÇK’së Rrustem Mustafa-Remi. Fotoja ku Remi shihet duke përshëndetur me dorë është bërë në Hagë, atje ku ai sot u intervistua nga Prokurori Special. Kjo ka bërë që komentuesit ta akuzojnë Thaçin.

‘Foto e ditës’ është mbishkrimi i presidentit Thaçi në një fotografi të Remit nga Haga.


Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është edhe zyrtarisht personi i parë që u intervistua nga Gjykata Speciale.

Kjo ka bërë që komentuesit t’ia kujtojnë Thaçit se ishte ai që përkrahu Gjykatën Speciale.