Komandanti Suprem i Ushtrisë së Kosovës thotë se së shpejti ajo do të jetë pjesë NATO-s

21.06.2020

Në 21 vjetorin e demilitarizimit të UÇK-së, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar ka përmendur fazat nëpër të cilat ka kaluar vendi, prej çlirimit e deri në krijimin e ushtrisë. Derisa ka postuar tri fotografi atë me komandantin legjendar, Adem Jashari, atë të marëveshjes së Kumanovës […]

Komandanti Suprem i  Ushtrisë së Kosovës thotë se së shpejti ajo do të jetë pjesë NATO-s Foto: Ilustrim

Në 21 vjetorin e demilitarizimit të UÇK-së, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar ka përmendur fazat nëpër të cilat ka kaluar vendi, prej çlirimit e deri në krijimin e ushtrisë.

Derisa ka postuar tri fotografi atë me komandantin legjendar, Adem Jashari, atë të marëveshjes së Kumanovës dhe një duke parakaluar para Ushtrisë së Kosovës, Thaçi ka nderuar dhe respektuar të gjitha gratë dhe burrat që sakrifikuan gjithçka për këtë ditë.

“Kosova e fitoi lirinë para 21 viteve. Në ditët e para të lirisë filloi edhe transformimi politik dhe shoqëror i vendit tonë. Me marrëveshje me aleatët tanë dhe NATO-n filloi demilitarizimi dhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Pas jetësimit të aspiratave për pavarësi, në vitin 2009 e themeluam Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në fund të vitit 2018 e themeluam edhe ushtrinë e Kosovës. Rrugëtimi i ushtrisë sonë ishte rrugëtim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderime dhe respekt për të gjitha gratë dhe burrat që sakrifikuan gjithçka për këtë ditë. Jemi krenarë me ushtrinë e Kosovës, e cila së shpejti do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s kudo nëpër botë” ka shkruar Thaçi.