Komandanti i KFOR-it kryen patrullim ajror me helikopter përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
04.04.2025
Sot, komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, kreu një patrullim ajror përgjatë kufirit Kosovë-Serbi me një helikopterin hungarez H145, i cili është pjesë e Detashmentit të Aviacionit të KFOR-it.
Helikopteri hungarez dhe ekuipazhi i tij, të cilët janë së fundmi të caktuar në misionin e KFOR-it, do të kryejnë operacione fluturimi në të gjithë Kosovën. Këto operacione synojnë të forcojnë kapacitetet e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit (ISR) të KFOR-it, duke ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
KFOR mbetet i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.