Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari priti një delegacion italian

12.03.2024

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot delegacionin italian të udhëhequr nga gjenerallejtënant Vito Ferrara, inspektor i përgjithshëm i Inspektoratit të Mjekësisë Ushtarake të Ushtrisë italiane.

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari priti një delegacion italian Foto: Ilustrim

Në takimin në mes të gjenerallejtënant Bashkim Jasharit dhe gjenerallejtënant Vito Ferrara u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy ushtrive në fushën e mjekësisë ushtarake dhe fushave të tjera.

“Gjatë takimit, mes të tjerash, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy ushtrive, veçanërisht në fushën e mjekësisë ushtarake me fokus të veçantë në fushën e trajnimeve dhe specializimeve, shkëmbimin e personelit mjekësor, dhe fusha të tjera relevante. Të dyja palët u pajtuan për bashkëpunim të mëtejshëm, përfshirë mundësitë për bashkëpunim në fushën e mjekësisë ushtarake në mekanizmat që udhëhiqen nga Forcat e Armatosura të Italisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas njoftimit të FSK-së, qëllimi i vizitës së delegacionit italian ishte ngritja e bashkëpunimit në fushën e mjekësisë ushtarake mes dy ushtrive, e cila bëhet në bazë të planit bilateral mes dy vendeve.