Komandant Remi dhe Lushtaku të hënën përballen me Gjykatën Speciale

12.01.2019

Gjykata Speciale, gjatë muajit Dhjetor të vitit 2018, ka ftuar disa pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku i ftuari i parë është Rrustem Mustafa i njohur me nofkën Komandant ‘Remi’, dhe të ftuarit e tjerë janë si: Sami Lushtaku, Remzi Shala ‘Molla e Kuqe’, Sylejman Selimi, ku ky i fundit është i shtrirë […]

Komandant Remi dhe Lushtaku të hënën përballen me Gjykatën Speciale Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale, gjatë muajit Dhjetor të vitit 2018, ka ftuar disa pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku i ftuari i parë është Rrustem Mustafa i njohur me nofkën Komandant ‘Remi’, dhe të ftuarit e tjerë janë si: Sami Lushtaku, Remzi Shala ‘Molla e Kuqe’, Sylejman Selimi, ku ky i fundit është i shtrirë në Spitalin (QKUK) dhe thuhet se nuk dihet ende a do të intervistohet nga Gjykata Speciale për shkak të sëmundjes.

I ftuari i parë nga Gjykata Speciale, Rrustem Mustafa i njohur me nofkën ‘Remi’, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, të Hënën me datën 14 Janar 2018, do të intervistohet nga Gjykata Speciale ku është i akuzuar. Po, ashtu të hënën do të intervistohet edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, këtë njoftim e bëri të ditur avokati i këtyre të dy të akuzuarve, Arianit Koci ku tha se të hënën, Mustafa dhe Lushtaku do të intervistohen në Hagë.

Avokati Koci bëri të ditur për “Zërin” se: “Në këtë vikend do të udhëtojmë për në Hagë. Të dielën në mbrëmje ne duhet të jemi atje, pasi të hënën fillon intervistimi. Mustafa dhe Lushtaku do të intervistohen ndaras”, ka bërë të ditur Koci”.

Ndërsa, të Hënën tjetër do të udhëtojë për në Hagë edhe ish-eprori i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, Sabajdin Cena.