Kolonë deri në një kilometër në kufirin Kosovë-Shqipëri

20.07.2023

Me ngritjen e temperaturave, shumë qytetarë nga Kosova ia mësyjnë bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet verore. E një numër i madh i kosovarëve që kanë kaluar kohë në Shqipëri, duket se po rikthehen në Kosovë, e një gjë e tillë po bëhet e ditur nga fluksi i automjeteve në vendkalimin kufitar Shqipëri-Kosovë. Rreth një […]

Kolonë deri në një kilometër në kufirin Kosovë-Shqipëri Foto: Ilustrim

Me ngritjen e temperaturave, shumë qytetarë nga Kosova ia mësyjnë bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet verore.

E një numër i madh i kosovarëve që kanë kaluar kohë në Shqipëri, duket se po rikthehen në Kosovë, e një gjë e tillë po bëhet e ditur nga fluksi i automjeteve në vendkalimin kufitar Shqipëri-Kosovë.

Rreth një kilometër është e gjatë kolona e automjeteve në hyrje të pikës së kalimit kufitar në Vërmicë.

Të dhënat e fundit e Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufijve tregojnë se e ngarkuar aktualisht është vetëm Vërmica ndërsa pikat tjera kufitare janë pa fluks të automjeteve.  

Derisa në hyrje kolona është 1 km, në dalje është 300 metra.

Sipas të dhënave të QKMK-së, qytetarët po presin deri në 20 minuta për të kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri.

Ndërsa, gjendja në vendkalimet kufitare tjera është e qetë dhe nuk ka kolona, sipas QKMK-së bëhet e ditur se hyrje daljet në pikat kufitare janë 3 deri në 5 minuta.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)Kolona (metra) 
Hyrje
Kolona (metra) 
Dalje
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-050000
Bërnjak03-0503-050000
Glloboqicë03-0503-050000
Stançiq03-0503-050000
Vërmicë20101 km300 m
Hani i Elezit03-0503-050000
Jarinje03-0503-050000
Mutivodë03-0503-050000
Muçibabë03-0503-050000
Dheu i Bardhë03-0503-050000
Merdarë03-0503-050000