Kolona të gjata në Morinë, kosovarët ia mësyejnë bregdetit edhe këtë të dielë

Kolona të gjata në Morinë, kosovarët ia mësyejnë bregdetit edhe këtë të dielë
F K

20.06.2021 / Lajme


Në pikën e kalimit kufitar të Morinës vijon të ketë fluks të madh udhëtarësh nga Kosova por jo vetëm, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar këtë fundjavë.

Sipas raportimeve dje drejt Shqipërisë në katër pikat e kalimit kufitar (Morinë, Shishtavec, Qafë prush dhe Qafë Marinë) gjithsej kanë hyrë 16 mijë e 560 shtetas të huaj me rreth 4158 mjete.

Ndërkohë një fluks automjetesh është vërejtur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në doganën e Morinës.

Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën ku numri i tyre sa vjen e shtohet gjatë këtyre ditëve të qershorit ku edhe temperaturat kanë qenë relativisht të larta./abc news.al/

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit