Kolona në vendkalimet kufitare, mërgimtarët po presin më shumë se 3 orë në Merdare

05.08.2023

Edhe sot gjatë ditës së shtunë, mërgimtarët po përballen me pritje në hyrje-dalje të pikave kufitare. Në Merdare, kolona aktualisht është 700-800 metra, e pritjet për të dalë janë më shumë se 3 orë, derisa në hyrje 100-120 minuta. Kolona ka edhe në vendkalimin kufitar Muçibabë, ku kolonat për të hyrë në Kosovë janë 400-500 […]

Kolona në vendkalimet kufitare, mërgimtarët po presin më shumë se 3 orë në Merdare

Edhe sot gjatë ditës së shtunë, mërgimtarët po përballen me pritje në hyrje-dalje të pikave kufitare.

Në Merdare, kolona aktualisht është 700-800 metra, e pritjet për të dalë janë më shumë se 3 orë, derisa në hyrje 100-120 minuta.

Kolona ka edhe në vendkalimin kufitar Muçibabë, ku kolonat për të hyrë në Kosovë janë 400-500 metra, e pritjet arrijnë deri në një orë. Ndërsa, për të dal nga Kosova përmes këtij vendkalimi kufitar qytetarët po presin deri në 20-25 minuta.

Fluks i madh i mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë ka edhe tek vendkalimi kufitar “Dheu i Bardhë”, ku pritjet janë deri në dy orë dhe kolonat 900 metra. Ndërsa për të dal nga Kosova përmes kësaj pike kufitare pritjet janë deri në 50 minuta dhe kolonat arrijnë 400 metra.

Etiketat