Kolgeci: Të publikohen emrat dhe fotografitë e hajnave

22.05.2019

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga grupi parlamentar i PDK-së dega në Suharekë, nga organet e rendit dhe nga Komuna e Suharekës është kërkuar që të gjendet një zgjidhje për rritjen e sigurisë në komunën tonë. Grupi parlamentar i PDK-së ka shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me rastet e vjedhjeve që kohëve të fundit […]

Kolgeci: Të publikohen emrat dhe fotografitë e hajnave Foto: Ilustrim

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga grupi parlamentar i PDK-së dega në Suharekë, nga organet e rendit dhe nga Komuna e Suharekës është kërkuar që të gjendet një zgjidhje për rritjen e sigurisë në komunën tonë.

Grupi parlamentar i PDK-së ka shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me rastet e vjedhjeve që kohëve të fundit janë shpeshtuar në Komunën e Suharekës.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka treguar se logjistika e Komunës është në dispozicion pas orës 16:00 për stacionin policor në Suharekë.

Asambleisti nga radhët e LDK-së, Shefket Kolgeci ka kërkuar që të bëhen publike të dhënat e personave që zihen në rast të vjedhjeve dhe jo vetëm inicialet e tyre, nëse është Shefket Kolgeci hajni atëherë le të dalin emrat dhe mbiemrat madje të shoqëruar me fotografi, që qytetarët të jenë në dijeni se kush janë ata.