“Koha jonë po vjen”, Abdixhiku pas zgjedhjes së kryesisë së re: Do të jemi në terren, në çdo anë

09.12.2023

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ku u zgjodh kryesia e re e LDK-së, duke thënë se tani e tutje ai do të jetë në teren, në çdo anë. Po ashtu, ai është shprehur i bindur se kryesia e re e kësaj […]

“Koha jonë po vjen”, Abdixhiku pas zgjedhjes së kryesisë së re: Do të jemi në terren, në çdo anë Foto: Ilustrim

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ku u zgjodh kryesia e re e LDK-së, duke thënë se tani e tutje ai do të jetë në teren, në çdo anë.

Po ashtu, ai është shprehur i bindur se kryesia e re e kësaj partie, do të shërbejë drejtë e mbarë.

“Jam i bindur se kjo Kryesi, me 16 doktorë shkencash, me 10 magjistra, me kryetarë komunash, deputetë e kryetarë degësh, me veprimtarë të të gjitha gjeneratave, do të shërbejë drejtë, do të shërbejë mbarë, do të shërbejë djathtë, drejt fitores sonë të madhe. Në diskutimet tjera mbi tre orëshe në Këshill, vendosëm për ndarjen e përgjegjësive regjionale për secilin anëtar të Këshillit; sikurse dhe nisjen e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë që nga tani. Do të jemi në terren, në çdo anë; do të jemi me qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë”, ka thënë ai.

Më poshtë mund të gjeni Kryesnë e re të Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Kryetar:
Dr. Lumir Abdixhiku
Nënkryetarët:
Anton Quni
Dr. Hykmete Bajrami
Mr. Doarsa Kica Xhelili
Gazmend Muhaxheri
Lutfi Haziri
Sekretarët:
Imri Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm
Mr. Sokol Haliti, Sekretar i Degëve Jashtë
Kryetarët e Forumeve:
Dr. Jehona Lushaku Sadriu, Forumi i Gruas
Paris Guri, Forumi Rinor
Anëtarët e Kryesisë:
Dr. Alban Zogaj
Dr. Alush Gashi
Mr. Arben Gashi
Dr. Ardian Shala
Armend Zemaj
Dr. Avdullah Hoti
Mr. Besian Mustafa
Mr. Besnik Osmani
Dr. Berat Rukiqi
Besa Gaxherri
Dr. Bexhet Xheladini
Doruntinë Maloku
Driton Selmanaj
Dr. Ekrem Hyseni
Dr. Ema Nikçi Rexha
Mr. Florian Dushi
Ilir Ferati
Dr. Izet Sadiku
Ak. Kujtim Shala
Lirije Kajtazi
Mirjeta Kalludra
Dr. Muhamet Hamiti
Mr. Ruzhdi Shehu
Rrezarta Krasniqi
Dr. Sibel Halimi
Mr. Shkëmb Manaj
Mr. Visar Azemi
Dr. Visar Berisha
Vlora Dumoshi
Xhafer Gashi
Mr. Xhafer Tahiri.