Koci: Nëse Specialja nesër nuk njofton për hedhje poshtë të aktakuzës ndaj Thaçit, atëherë ajo është konfirmuar

22.10.2020

Avokati Arianit Koci, ka thënë në emisionin Frontal në T7 se nesër para orës 24:00 Gjykata Speciale duhet të konfirmojë se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, është hedhur poshtë, në të kundërt i bie që ajo është konfirmuar së paku pjesërisht. “Rregulla 85 pika 5 në mënyrë eksplicite parasheh […]

Koci: Nëse Specialja nesër nuk njofton për hedhje poshtë të aktakuzës ndaj Thaçit, atëherë ajo është konfirmuar Foto: Ilustrim

Avokati Arianit Koci, ka thënë në emisionin Frontal në T7 se nesër para orës 24:00 Gjykata Speciale duhet të konfirmojë se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, është hedhur poshtë, në të kundërt i bie që ajo është konfirmuar së paku pjesërisht.

“Rregulla 85 pika 5 në mënyrë eksplicite parasheh që gjykata të merr vendim jo më larg se 6 muaj. Nesër pra është afati i fundit që gjyqtari të merr vendim. Është e qartë kjo dispozitë ligjore. Janë dy mundësi. Ënse hedhet aktakuza përfundon procedura ndaj të dyshuarve. Nëse hedhet nesër është afati që të informojnë.

Nëse konfirmohet aktakuza, apo pjesërisht në ndonjë pikë atëherë ata mund të fshehin faktin që është konfirmuar aktakuza deri në momentin kur i kumtohet të dyshuarve në gjyq”, thotë ai, shkruan <<Express>>.

“Sipas vlerësimit tim, aktakuza është konfirmuar së paku pjesërisht. Patjetër duhet të informohen nesër nëse është hedhur aktakuzë, përndryshe shkelen të drejtat e të dyshuarve”, shtoi ai.