Koalicionit NISMA-AKR-PD, i tjetërsohen votat në këtë komunë

19.10.2019

Manipulime me vota në Fushë Kosovë, koalicionit NISMA-AKR-PD i ishin hequr kaq votat. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të datës 6 tetor, në fillim u cilësuan të shkuara mirë e pa probleme. Por, pas ankesave të disa partive, u vendos që disa vendvotime të shkojnë në rinumërim. E derisa po zhvillohet ky proces po shihen edhe dallaveret […]

Koalicionit NISMA-AKR-PD, i tjetërsohen votat në këtë komunë Foto: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Manipulime me vota në Fushë Kosovë, koalicionit NISMA-AKR-PD i ishin hequr kaq votat.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të datës 6 tetor, në fillim u cilësuan të shkuara mirë e pa probleme.

Por, pas ankesave të disa partive, u vendos që disa vendvotime të shkojnë në rinumërim.

E derisa po zhvillohet ky proces po shihen edhe dallaveret që u bënë në numërimin e votave.

Jetlir Zyberaj nga AKR dhe këshilltar i ministrit në detyrë të jashtëm dhe njëherësh kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, ka publikuar në rrjetin e tij social në Facebook, një formular nga vëzhguesit e koalicionit NISMA-AKR-PD.

Aty, shihet që janë vërejtur shumë gabime, ku koalicioni NISMA-AKR-PD, para rinumërimit nuk kishte asnjë votë, e pas tij, kishin dalur 11.

Madje, nga asnjë votë, pas rinumërimit dolën edhe 30 për Partinë Liberale Egjiptiane, derisa PDK-së ju shtuan 14 vota.

Partia e Ashkalinjëve për Integrim iu zvogëluan votat nga 44 në 19 ndërsa PDAK nga zero vota i dolën 12.