Tashmë në QNR kanë mbetur edhe rreth 40% të vendvotimeve për t’u rinumëruar dhe më pastaj të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, e një gjë e tillë pritet të ndodhë në javën e ardhshme.

Ndonëse kanë përfunduar takimet mes dy grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ende nuk ka asnjë takim mes dy liderëve të këtyre subjekteve politike me qëllim që të arrihet ndonjë marrëveshje për koalicion për bashkëqeverisje, e për këtë çështje këto dy parti pritet të takohen përsëri ka mesi i javës së ardhshme.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i LDK-së, Besian Musafa.

Mustafa ka thënë se takimi i radhës që pritet të ndodh ka mesi i javës së ardhshme në mes liderit të LDK-së, Isa Mustafës dhe liderit të LVV-së, Albin Kurtit për të diskutuar për temat politike të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, që pritet të ndodhë diku kah mesi i javës së ardhshme, do të kemi takimin mes liderëve të partive Mustafa-Kurti, sa më parë që lejojnë agjendat e tyre, për të diskutuar temat politike të marrëveshjes për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa për Indeksonline.