Fatmir Matoshi i cili është kryetari i Kuvendit të AKR-së, është shprehur shumë i bindur se koalicioni Nisma-AKR-PD do ta kalojë pragun zgjedhor pasi të rinumërohen gjithsejtë 530 vendvotime.

Edhe pse ky koalicion ka kërkuar që të rinumërohen të gjitha vendvotimet, por KQZ mori vendim vetëm për 530 të tilla, ndërsa Matoshi ka thënë se ky proces i rinumërimit ka evidentuar disa parregullsi, korrigjimi i të cilave do të sjellë një rezultat pozitiv për koalicionin Nisma-AKR-PD.

Matoshi në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, ai tha se ne kemi vlerësuar se për këto manipulime dikush duhet të japë përgjegjësi.

“Koalicioni ynë ka kërkuar që të ketë rinumërim të tërësishëm të votave. Kjo kërkesë nuk është aprovuar. Megjithatë, KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim të disa kutive në komuna të ndryshme”.

“Gjatë këtij rinumërimi po vërehen dhe po raportohen shumë parregullsi dhe dëmtime që i janë bërë koalicionit tonë. Korrigjimi i tyre patjetër se do të sjellë një rezultat më pozitiv për koalicionin AKR-NISMA- PD”, ka thënë Matoshi, i cili është kandidat për deputet nga ky koalicion.

Po ashtu Matoshi gjatë kësaj interviste është shprehur i bindshëm se pasi ta kalon pragun zgjedhor ky koalicion, AKR-ja do ti ketë tre deputetë.

Sipas tij, në organin më të lartë legjislativ kjo pati do t’i ketë tre deputetë. “Unë besoj se AKR-Nisma-PD e ka kaluar pragun e përcaktuar për përfaqësim në Kuvend”.

“Në bazë të rezultateve që ne tani i kemi, presim që AKR-ja të përfaqësohet me tre deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës”.