Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe pothuajse dy javë nga certifikimi i rezultateve nga KQZ dhe vendi ende nuk ka formuar institucionet që varen nga zgjedhjet parlamentare.
Me disa tentativa për arritjen e një koalicioni paszgjedhor ndërmjet partisë fituese LVV dhe partisë së dytë LDK-së, ende nuk është arritur një marrëveshje që do ti hapte rrugë konstituimit të kuvendit dhe formimit të qeverisë.
Vetëvendosje dhe LDK-ja pritet që deri në fund të kësaj jave të arrin marrëveshjen e koalicionit qeverisës, kështu kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Vetëvendosjes.
Derisa as në Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë informata të sakta se kur pritet të zhvillohet takimi midis liderëve.
Në anën tjetër, presidenti sot ka deklaruar se do t’i respektojnë afatet kushtetuese për thirrjen e seancës konstituive.