Koalicioni LVV – LDK do të ndodhë, mund të ndryshojë vetëm posti i kryeministrit

12.10.2019

Njohësi i rrethanave politike Ramush Tahiri ka thënë se LDK-ja pezulloi bisedimet me LVV-në pasi nëse LDK-ja del fituese do të ndryshojë pozicioni i bisedimeve. “LDK-ja ka pezulluar takimet, pasi në bisedime ndryshon pozicioni nëse LDK-ja del e para sa i përket funksionalitetit, sepse atëherë Vjosa thërret Albinin për t’i vazhduar bisedimet dhe ndërtimin e […]

Koalicioni LVV – LDK do të ndodhë, mund të ndryshojë vetëm posti i kryeministrit Foto: Ilustrim

Njohësi i rrethanave politike Ramush Tahiri ka thënë se LDK-ja pezulloi bisedimet me LVV-në pasi nëse LDK-ja del fituese do të ndryshojë pozicioni i bisedimeve.

“LDK-ja ka pezulluar takimet, pasi në bisedime ndryshon pozicioni nëse LDK-ja del e para sa i përket funksionalitetit, sepse atëherë Vjosa thërret Albinin për t’i vazhduar bisedimet dhe ndërtimin e koalicionit. Me votat e rinumëruara dhe që eventualisht do ta ndryshonin rezultatin, atëherë dialogu mes dy partive do të ketë një pozicion tjetër”, ka thënë ai.

Tahiri thotë se koalicioni LVV – LDK do të ndodhë, pasi paraprakisht janë marrë vesh që cilado parti që del e para do t’i takojë pozita e kryeministrit. “Ata janë marrë vesh që cilado që del partia e parë ajo e ka Kryeministrinë. Krijimi i Qeverisë nuk do të vonohet, pasi menjëherë pas certifikimit të rezultateve do të ketë koalicion pasi Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë bërë marrëveshje paraprake të parimeve dhe kanë biseduar për koalicion, por e kanë pasur vetëm se kush do të bëhet kryeministër”, ka thënë tutje ai.

Tahiri thotë Vetëvendosja do ta pranojë Vjosa Osmanin për kryeministre nëse LDK-ja del parti fituese./Zëri.Info/