Çlirim Gashi
01.04.2019, 17:08

KMDLNJ vjen me një propozim për kompensimin e orëve të humbura

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) rreth mos pajtimeve që po ndodhin në mes SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3 javëshe, ky këshill ka propozuar një formë tjetër për kompensimin e orëve.

KMDLNJ theksoi se ka pasur ankesa nga shumë drejtorë që sipas këtij këshilli, si pasojë e reformave kanë mbetur pa pozitë.

Sipas ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, zgjidhja për kompensimin e orëve do të bëhet brenda javës.

KMDLNJ lidhur me këto probleme, ka shprehur pikëpamjet e veta, ku bëri thirrje që ish-drejtorëve të ju bëhet një zgjidhje ekuivalente dhe mos të ju bëhet diskriminim, po ashtu ata diskutuan edhe për kompensimin e orëve të humbura, ku SBASHK-u nuk po pranon këtë vendim të MASHT-it.

KMDLNj njoftoi se ministri Bytyqi ka njoftuar ata me një mënyrë për kompensimin e orëve, ku kjo organizatë nuk po pajtohet.

“Ata propozojnë që çdo ditë të zgjatët për një orë mësimi dhe të mos ndërhyhet në pushimin pranveror”.

Në rast të dështimit në testin PISA, MASHT dhe SBASHK-u duhet të marrin përgjegjësi, raporton arbresh.info