KMDLNj: Të burgosurit meritojnë më shumë vëmendje në kohën e pandemisë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka vlerësuar se edhe të burgosurit duhet të kenë të drejtat që iu takojnë dhe meritojnë më shumë vëmendje në kohën e pandemisë

Është një përshtypje e gabuar se personat e privuar nga liria, të burgosurit dhe të dënuarit ,me privimin e tyre nga liria, privohen edhe nga të drejtat e njeriut, ka vlerësuar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

“Të dënuarit me një vendim të formës së prerë, kanë të drejtë të kërkojnë falje nga Presidenti, lirim me kusht kur plotësojnë kushtet e parapara me Ligj dhe ndërprerje (pezullim) të përkohshëm të dënumit. Për të dënuarit që punojnë vlenë Ligji i Punës, përjashtuar këtu lartësia e kompensimit për punën që e bëjnë”, është thënë në komunikatë. .

Sipas tyre, deri para një viti, të dënuarit kanë përfituar pak nga Paneli për Lirim me Kusht ( tash është gjendje më e mirë). Kurse falja nga Presidenti ka qernë simbolike dhe tallje me kërkesat e të dënuarve, sikur edhe shpërfillje e skajshme e punës së mirë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

KMDLNj-ja një kohë të gjatë ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të miratojë Ligjin për Amnisti, e që ka qenë premtim elektoral i disa ministrave të Drejtësisë.

“Ky ligj asnjëherë nuk është miratuar e që ka shkaktuar revoltë dhe mosbindje deri në grevë të urisë të personave të privuar nga liria, e ka vështirësuar në masë të madhe punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës si dhe punën e organizatave monitoruese të cilat, përveç mbrojtjes së të drejtave të personave të privuar nga liria ka dalë në mbrojtje edhe të stafit korrektues duke ndërmjetësuar në tejkalimin e situatave që lehtësisht kanë mundur të përshkallëzohen duke shkaktuar viktima dhe pasoja të pa-parashikueshme”, ka vazhduar komunikata.

RAPORTO