KMDLNJ: Mos liberalizimi i vizave e pësojnë qytetarët e jo politikanët

04.12.2018

Duke ditur se komisionari i BE bëri deklaratë dje në Prishtinë Johanes Hahn, deklaroi se liberalizimi i vizave me shumë gjasa do të shtyhet deri në vitin 2020, po ashtu Hahn kërkoi heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë dhe Bosnja Hercegovinës për shkak që të mos bëhet shkak i shtyrjes së liberalizimit të vizave për […]

KMDLNJ: Mos liberalizimi i vizave e pësojnë qytetarët e jo politikanët Foto: Ilustrim

Duke ditur se komisionari i BE bëri deklaratë dje në Prishtinë Johanes Hahn, deklaroi se liberalizimi i vizave me shumë gjasa do të shtyhet deri në vitin 2020, po ashtu Hahn kërkoi heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë dhe Bosnja Hercegovinës për shkak që të mos bëhet shkak i shtyrjes së liberalizimit të vizave për qeytetarët e Kosovës, KMDLNJ tha se reciprocitetin me shtetin serb, duhet ta zbatojnë sa më shpejtë.

Ky këshill kërkoi që të ketë bashkëpunim mes partive në pushtet dhe atyre opozitare, “Në këtë kontekst , KMDLNj kërkon një bashkërenditje të pozitës dhe opozitës deri në tejkalim të situatës apo krijimit të rrethanave më të favorshme për Kosovën e që pastaj , pozita dhe opozita mund të merren vesh për caktimin e një date për zgjedhje të reja , pas reformës së Ligjit për Zgjedhje e që është kusht i domosdoshëm për ndryshime cilësore , si në nivelin e përfaqësimit politik ashtu edhe në palnin e vendimmarrjes “, shprehi KMDLNJ.