KMDLNJ kërkesë Qeverisë Kurti: Punëtorët t’i marrin nga 300 euro e jo 170

Kryetari i KMLDNJ-së, Behgjet Shala, ka kërkuar nga qeveria Kurti, që ndihmat ndaj qytetarëve ta rrisin nga 170 në 300 euro.

Në një intervistë për Blic Interview ai ka thënë se punëtorët nuk mund t’i përballin shpenzimet e nevojshme të tyre me vetëm 170 euro, për shkak të krizës që po shkaktohet nga virusi corona.

Shala ka kërkuar që të rritet shuma që qeveria e ka paraparë t’i japë për punëtorët që kanë mbetur papunë, për shkak të koronavirusit.

Nga 170 sa është aktualisht, Shala ka kërkuar që ndihma të rritet në 300 euro.

RAPORTO