Klinika Infektive flet për gjendjen e foshnjës dhe nënës së infektuar me COVID-19

Me simptoma të temperaturës dhe barkqitjes, të enjten në mesditë, është përcjellë për në Klinikën Infektive të QKUK-së, foshnja pesëmuajshe nga fshati Topanicë i Kamenicës,  e cila rezultoi e infektuar me koronavirus. Për gjendjen e saj dhe të nënës kanë dhënë detaje nga Klinika Infektive.

Infektologu Salih Ahmeti i ka thënë Gazetës Express se gjendja e foshnjës dhe nënës është e mirë.

“Gjendja edhe e foshnjës edhe e nënës aktualisht është e mirë. Nuk kanë pasur ndonjë shqetësim”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka dhënë detaje edhe për gjendjen e pacientëve të tjerë. Ai u ka bërë apel të gjithë qytetarëve, sidomos atyre me hemodializë që t’i respektojnë udhëzimet për distancë dhe izolim.

“43 pacientë me koronavirus i kemi të shtirë në infektivë. Gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Katër prej tyre kanë gjendje stabileme shenja përmirësimi, derisa dy janë në gjendje të rëndë. Sot do të lëshohen gjashtë persona, të cilët edhe në analizat e dyta kanë rezultuar negativë. Katër prej tyre kanë qenë duke u trajtuar këtu në klinikë, derisa dy të tjerë të cilët kanë qenë mjekë, të cilët janë trajtuar në mënyrë ambullantore”, ka thënë Ahmeti.

RAPORTO