Klinika Infektive e përgatitur për rritjen e rasteve me COVID – Vishaj optimist: Nuk do të ketë mbyllje
Ditëve të fundit ka shënuar rritje numri i rasteve të infektimeve me COVID-19. Ku gjatë këtyre ditëve të fundit u arrit numri deri në 100 raste të infektimeve me këtë virus. Arben Vishaj, drejtor në detyrë i Klinikës Infektive, është shprehur optimist se vendi nuk do të shkojë drejt mbylljes. Po ashtu ai ka bërë […]
Ditëve të fundit ka shënuar rritje numri i rasteve të infektimeve me COVID-19.
Ku gjatë këtyre ditëve të fundit u arrit numri deri në 100 raste të infektimeve me këtë virus.
Arben Vishaj, drejtor në detyrë i Klinikës Infektive, është shprehur optimist se vendi nuk do të shkojë drejt mbylljes.
Po ashtu ai ka bërë t1% ditur se në Klinikën Infektive 36 pacientë janë të hospitalizuar, ku 26 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.
Vishaj ka thënë se vendi nuk do të mbyllet, por qytetarët do të vaksinohen kundër këtij virusi.
“Jo nuk do të mbyllemi por do të vaksinohemi. Aktualisht në Klinikën Infektive janë gjithsej 36 pacientë të hospitalizuar dhe prej tyre 26 i kemi me oksigjeno-terapi, dy janë në gjendje mjaftë të rëndë klinike”, tha Vishaj.
Mes tjerash ai thotë se në Klinikën Infektive kanë barna të konsiderueshme, dhe vende të lira për trajtimin e të infektuarve.
“Në Klinikën Infektive ne kemi barna me masë të konsiderueshme dhe kemi ende vende të tjera. Vaksinimi është në kompetencën e Ministrisë së Shëndetësisë të cilët janë duke bërë vaksinimin.
Mjekët e Klinikës Infektive pothuajse të gjithë janë të vaksinuar”, tha Vishaj.