Klasat e para dhe të dyta do të kthehen më 1 shtator në shkolla

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, në komisionin për Arsim ka thënë se klasa e parë dhe e dytë do të kthehen në objektet shkollore.

Ai ka thënë se do të dezinfektohen hapësirat shkollore dhe do të zbatohe masat tjera.

Ndryshe edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në takim me kryeminsitrin është dakorduar që nxënësit e klasës së parë të kenë prioritet në shfrytëzimin e bankave shkollore pasi sipas tij ata kanë nevojë të familjarizohen edhe me mësimdhënësin.

Edhe nxënësit e klasës së dytë duhet të jenë të favorizuar në këtë drejtim pasi gjysmë vjetorin e dytë ata nuk kanë pasur mundësi t’i ndjekin mësimet në shkolla. Edhe nxënësit e klasave të gjashtë do të kenë përparësi për shfrytëzimin e bankave shkollore pasi kanë kaluar nga sistemi me një mësimdhënës në atë me shumë mësimdhënës. Edhe nxënësit e klasës së dhjetë do të kenë të njëjtën përparësi pasi kalojnë nga shkolla fillore në atë të mesme.

Ka thënë Sazan Ibrahimi
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.