KKZ në Suharekë hap pikë informuese për votuesit dhe diasporën
11.05.2026
Komisioni Komunal Zgjedhor në Suharekë ka vendosur një pikë informuese për qytetarët, me qëllim të ofrimit të ndihmës dhe informacioneve rreth proceseve zgjedhore.
Në këtë shtand, qytetarët mund të informohen për procedurat e ndërrimit të qendrës së votimit, si dhe për regjistrimin e votuesve që jetojnë jashtë Kosovës.
Përfaqësuesit e KKZ-së do të ofrojnë asistencë dhe udhëzime për të gjithë ata që kanë nevojë për sqarime lidhur me aplikimin dhe afatet përkatëse.
Nga KKZ apelohet që qytetarët të informohen me kohë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për pjesëmarrje në zgjedhje.
Platforma për regjistrimin e diasporës
Verifikimi i qendrës së votimit:
