Kjo është shuma që do t’i marrin çdo muaj familjarët e policëve të rënë në detyrë

29.01.2020

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Mbledhja e sotme u nis me një minut heshtje në nderim të e policit Sami Thaçi i cili u vra në krye të detyrës, gjatë një aksioni anti-drogë në Zhur të Prizrenit. Qeveria ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Sami Thaqit. Ndërsa […]

Kjo është shuma që do t’i marrin çdo muaj familjarët e policëve të rënë në detyrë Foto: Ilustrim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja e sotme u nis me një minut heshtje në nderim të e policit Sami Thaçi i cili u vra në krye të detyrës, gjatë një aksioni anti-drogë në Zhur të Prizrenit.

Qeveria ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Sami Thaqit.

Ndërsa për policët e lënduar në këtë operacion, Artur Mrasori dhe jetmir Hasani, qeveria ka ndarë nga 10 mijë euro.

Po ashtu sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që t’i ndajë mjetet shtesë familjeve të zyrtarëve policor të rënë në detyrë.

Kjo është konfirmuar nga vet kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili ka marrë pëlqimin e gjithë kabinetit për aprovimin e këtij propozimi

Kësisoj, 21 familje të zyrtarëve të PK-së do t’i marrin çdo muaj nga 300 euro shtesë.

“Mjetet financaire do të ndahen më bazë mujore për familjarët e policëve të rënë. Obiglohet policia me MPB-në, Ministrinë e Financave, për zbatimin e këtij obligimi”, ka deklaruar Haradinaj.