Deri në këto momente Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë numëruar 98,15 përqind e votave.

Sipas të dhënave të KQZ-së bëhet e ditur se është rezultat i ngushtë mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Për momentin LVV ka të fituara 200 mijë e 754 vota apo 25,55% ndërsa LDK ka 195 mijë e 296 vota apo 24,86%.

Kujtojmë se akoma nuk janë numëruar votat me kusht, me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara.