Kjo është arsyeja pse Haradinaj kërkoj shtyrjen e votimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol

18.10.2019

Ramush Haradinaj, ditë më parë ka kërkuar shtyrjen e votimit për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare të policisë INTERPOL, për vitin e ardhshëm, pikërisht në kohën kur mbahet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të organizatës së sigurisë INTERPOL. Dhe ndonëse Kosova edhe këtë vit kishte bërë përpjekje në anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), Asambleja […]

Kjo është arsyeja pse Haradinaj kërkoj shtyrjen e votimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol Foto: Ilustrim

Ramush Haradinaj, ditë më parë ka kërkuar shtyrjen e votimit për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare të policisë INTERPOL, për vitin e ardhshëm, pikërisht në kohën kur mbahet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të organizatës së sigurisë INTERPOL.

Dhe ndonëse Kosova edhe këtë vit kishte bërë përpjekje në anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), Asambleja e Përgjithshme e së cilës, mban punimet prej 15 deri më 18 tetor në Kili. Nikoqiri i sivjetmë i Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, ditë më parë ua ka dërguar ftesat zyrtarëve të Kosovës, për të marrë pjesë në takimin vjetor të 88 të vendeve të kësaj organizate.

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot” se tërheqja është parandalim i një fundit të dështuar, me këtë rast edhe i ka ikur z. Haradinaj dështimit të radhës në qeverinë e tij.

Sipas tij, është më mirë kjo tërheqje se sa të dështonim përsëri, me mundësinë që i hiqet Serbisë të krekoset për sukseset e saja karshi Kosovës.

“Nga kjo situatë, institucionet tona duhet të mësojnë se anëtarësimi në INTERPOL bëhet me punë jo me llafe. Andaj, me qeverinë e re besoj se do të ndryshoj edhe kursi i Kosovës, duke punuar fortë që vendi të kyçet në organizatat e ndryshme kredibili në botë”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.