KFOR-i i dhuron mjete të punës brigadës së zjarrfikësve në Zubin Potok

06.04.2024

Komanda Rajonale-Lindje e KFOR-it i ka dhuruar radio, gjenerator dhe megafon brigadës së zjarrfikësve të Mitrovicës në Zubin Potok.

KFOR-i i dhuron mjete të punës brigadës së zjarrfikësve në Zubin Potok Foto: Ilustrim

“Kjo nismë synon të rrisë kapacitetet lokale për t’iu përgjigjur shpejt dhe efektivisht situatave emergjente që ndikojnë në mirëqenien e të gjitha komuniteteve”, shkruan në njoftimin e KFOR-it.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet tutje në postimin në Facebook.