KFOR-i Gjerman i dhuron Kosovës pajisje në vlerë rreth 2 milionë euro

18.12.2018 Lajme
Pasi që Kampi i KFOR-it Gjerman në Prizren u shëndrrua në Park Kosovar-Gjerman Inovativ dhe Trajnues. KFOR-i Gjerman i ka dhuruar shtetit të Kosovës pajisje në vlerë 1.8 milionë euro përmes Ministrisë së Financave.
Gjatë një komunikate për media gjatë një vizite në Ministrinë e Financave, pra përfaqësuesit e KFOR-it Gjerman theksuan përkushtimin e tyre për mbështetjen e institucioneve të Kosovës, përmes disa projekteve të ngjashme si projekti i Parkut Inovativ dhe Trajnues. Megjithatë, ata falenderuan Ministrinë e Financave për përkushtimin në realizimin me sukses të projekteve me mbështetje të Qeverisë Gjermane.
Në anën tjetër Ministri Hamza, theksoi se bashkëpunimi me Qeverinë Gjermane është dëshmi e një bashkëpunimi me sukses në fusha të ndryshme me partner serioz siç është Qeveria Gjermane. Jetësimi i projektit të Parkut Inovativ dhe Trajnues është një mundësi e jashtëzakonshme për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e vendit, përmes të cilit pritet të realizohen projekte tejet me rëndësi.Vlen të theksohet se nga ky park në të ardhmen pritet të përfitojnë edhe vendet e rajonit.
Dhurimi i pajisjeve nga KFOR-i Gjerman mundëson që Parku Inovativ dhe Trajnues të fillojë funksionin e tij shumë shpejtë.Në fillim të këtij viti, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria Gjermane patën iniciuar diskutimet mbi të ardhmen e Kampit Fushor të KFOR-it Gjerman në Prizren, pas largimit të trupave ushtarake nga kampi.