KFOR-i: E mbështesim Policinë e Kosovës, nëse është nevoja e na kërkohet

16.04.2022

Në lidhje me këtë, misioni i KFOR-it në Kosovë dënoi sulmet dhe konfirmuan gatishmërinë e tyre për të mbështetur Policinë e Kosovës nëse është e nevojshme. “Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të mbështetur Policinë e Kosovës, nëse […]

KFOR-i: E mbështesim Policinë e Kosovës, nëse është nevoja e na kërkohet Foto: Ilustrim

Në lidhje me këtë, misioni i KFOR-it në Kosovë dënoi sulmet dhe konfirmuan gatishmërinë e tyre për të mbështetur Policinë e Kosovës nëse është e nevojshme.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të mbështetur Policinë e Kosovës, nëse është e nevojshme dhe e kërkuar”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Klankosova.

Më tej, KFOR-i i bëri thirrje të dyja palëve [Kosovës dhe Serbisë] të veprojnë me përgjegjësi e konstruktivitet.

“Ne presim që të gjitha palët të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet, të ndikojnë negativisht në sigurinë në Kosovë dhe në stabilitetin në të gjithë rajonin”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje, ata [KFOR], thanë se mbeten të fokusuar në zbatimin e mandatit të tij, për të siguruar mjedis të siguritë dhe liri të lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Kujtojmë se në ditët e fundit policët e Kosovës janë sulmuar në veri të vendit me granatë dore, kallashnikovë e mjete piroteknike.

Sulmin ndaj tyre e kanë dënuar edhe Bashkimi Evropian e edhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ku bënë thirrje që palët të përmbahen nga veprimet që mund ta përshkallëzojnë situatën.