KFOR-i dhe FSK-ja kryejnë stërvitjen vjetore “Silver Sabre”

Sot më 23 shtator, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të udhëhequr nga KFOR-i kanë kryer stërvitjen vjetore “Silver Sabre”.

23.09.2021 / Lajme

KFOR-i dhe FSK-ja kryejnë stërvitjen vjetore “Silver Sabre”
Foto: Ilustrim

Kjo në bashkëpunim me Organizatat e Sigurisë së Kosovës e kanë realizuar edicionin e radhës të stërvitjes vjetore “Silver Sabre” në zonën e trajnimit të fushës ajrore në Gjakovë dhe në fabrikën “Erniku”.

Përmes një njoftimi për media, KFOR-i ka bërë të ditur se përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Kryqit të Kuq, Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave dhe Komunës së Gjakovës janë trajnuar me mbështetjen e personelit të KFOR-it në përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetë.


Po ashtu janë trajnuar edhe që të menaxhojnë situatën e popullsisë që janë të prekur nga fatkeqësia natyrore, të ruajnë sigurinë, të ruajnë funksionimin e shërbimeve thelbësore dhe të përgatiten për rivendosjen e situatës normale.

KFOR-i është i përfshirë në serinë e stërvitjeve “Silver Sabre” që nga viti 2012, me qëllim të trajnimit të Organizatave të Sigurisë së Kosovës dhe në zhvillimin e kapaciteteve të nevojshme për të trajtuar emergjencat natyrore.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *